Përgjaken rrugët nga aksidentet, 8 viktima për 4 ditë

Aktualitet

Përgjaken rrugët nga aksidentet, 8 viktima për 4 ditë

Kjo ka qenë një javë e përgjakshme nga aksidentet rrugore. Për 4 ditë janë shënuar 8 viktima.

 Në Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i arkivës, një kamion ka përplasur një person me biçikletë. Kampioni e zuri poshtë 62-vjeçarin, duke i dëmtuar këmbët. Ky i fundit më pas ka ndërruar jetë në spital.

 Më 17 Maj një aksident i rëndë ka ndodhur te Sulejman Delvina. Viktima, i identifikuar si Redi Karreci, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërsa për pasojë ka ndërruar jetë në vend 33-vjeçari. Përplasja e rëndë ndodhi në fillim të rrugës “Sulejman Delvina”, shumë pranë shkollës “Vasil Shanto” rreth orës 01:30. 33-vjeçari po qarkullonte jashtë orës policore, ndërsa policia dyshon se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara kur ka humbur drejtimin e automjetit.

Shpejtësia ka përgjakur rrugët dje edhe në Shkodër. Dy të rinj kanë humbur jetën. Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç vetëm një ditë më parë, humbën jetën në aksidentin tragjik që u regjistrua në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.

 Gjatë natës së kaluar ka ndërruar jetë një 70-vjeçar pasi u aksidentua u regjistrua rreth orës  23:00, në rrugën e “Rinasit”. Më tragjik bilanci është bërë me viktimat e aksidentit të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin Milot Mamurras, ku humbën jetën 3 persona pasi makina ka çarë bordurën dhe ka rënë në kanalin me ujë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion