“Mu fik drita e syrit”/ Pas babait, Rudina Dembacaj humb njeriun tjetër të shtrenjtë

Showbiz

“Mu fik drita e syrit”/ Pas babait, Rudina Dembacaj humb njeriun

 Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është përballur ditën e sotme me një humbje të thellë.

Me anë të një postimi në Instagram ajo ka dhënë lajmin e hidhur se xhaxhai i saj është ndarë nga jeta.

Teksa ka shfaqur disa kujtime me të, Rudina i ka dedikuar fjalët më të ndjera xhaxhait teksa e quan “pjesë të rëndësishme të shpirtit”

Postimi i plotë:

“Sot më iku në qiell një pjesë e rëndësishme e shpirtit tim! Xhaxhai im i shtrenjtë, Ahmet Dembacaj! M’u fik drita e tretë e syrit, shoku më i mirë i babit … Bashkohuni në parajsë ????️????”

Kujtojmë që aktorja pesë vite më parë humbi dhe të atin, për të cilin edhe sot e kësaj dite poston kujtime me të ,teksa i shpreh mungesën e madhe që ndjen.

Siç duket, xhaxhai i saj i ka plotësuar një pjesë të babait, dhe lidhja e Rudinës me të paska qenë shumë e fortë.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion