Shuma të majme shpërblimi për ‘kokën’ e tyre! Kush janë 10 kriminelët më të kërkuar nga FBI-ja, e 2-ta një grua

Bota

Shuma të majme shpërblimi për ‘kokën’ e tyre!

Ata janë shënjestrat më të rrezikshme dhe që drejtësia amerikane paguan shifra të majme për t’i lokalizuar… janë kriminelë që FBI dëshiron t’i kapë “të vdekur ose të gjallë”, me shpërblime që arrijnë deri në 10 milionë dollarë.

Lista e “Dhjetë të arratisurve më të kërkuar” të FBI-së është një nga mjetet më ikonike për të kërkuar kriminelë në mbarë botën. Njerëzit që listohen aty nuk janë shkelës të zakonshëm: ata janë terroristë, vrasës, pjesë e karteleve të drogës, mashtrues miliarda dollarësh dhe çdo formë e krimit të rëndë.

FBI ofron miliona dollarë për informacionin që çon në arrestimin e tyre. Më poshtë janë profilet e 10 kriminelëve më të rrezikshëm të vitit 2025:

 

Fausto Isidro Meza-Flores (“El Chapo Isidro”)

Shpërblimi: 5,000,000 dollarë

Kategoria: Shef karteli, trafik droge, vrasje

Origjina: Meksikë

I njohur për: Aktivitetin në kartelin Beltran-Leyva, një konkurrent i drejtpërdrejtë i Joaquin “El Chapo” Guzman

Karakteristikë e veçantë: Përdor rrjete paraushtarake dhe strehime malore dhe nuk është kapur kurrë.

 

Ruja Ignatova (“Cryptoqueen”)

Shpërblimi: 5,000,000 dollarë

Kategoria: Mashtrim ndërkombëtar, kriptovaluta

Origjina: Gjermani/Bullgari

E njohur për: Krijimin e mashtrimit “Një monedhë” që kushtoi mbi 4.5 miliardë dollarë

Veçantia: Ka dyshime se ajo është e vdekur ose mbrohet nga një organizatë kriminale.

Parë për herë të fundit: Athinë 2017.

 

Wilver Villegas-Palomino

Shpërblimi: 5,000,000 dollarë

Kategoria: Narkoterrorizëm, udhëheqja e ELN (Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Kolumbisë)

Origjina: Kolumbia

I njohur për: Transportimin e tonelatave të kokainës në SHBA

Karakteristikë e veçantë: Ai vepron në pyjet dhe xhunglat e Amerikës Latine, ndoshta i mbrojtur nga grupet guerile.

 

Vitel’Homme Innocent

Shpërblimi: 2,000,000 dollarë

Kategoria: Rrëmbime, vrasje, terrorizëm në Haiti

Origjina: Haiti

I njohur për: Rrëmbimin e 17 misionarëve amerikanë në vitin 2021

Veçantia: Përdor bandat për zhvatje.

 

Omar Alexander Cardenas

Shpërblimi: 250,000 dollarë

Kategoria: Vrasja e një 24-vjeçari jashtë një berberhaneje në vitin 2019

Origjina: SHBA

Fakt: Ai u identifikua nga kamerat, iku disa orë pas krimit.

Bhadreshkumar Chetanbhai Patel

 

Shpërblimi: 100,000 dollarë

Kategoria: Vrasja e një gruaje në një dyqan petullash

Origjina: India

Parë për herë të fundit: Neëark, Neë Jersey

Fakt: Dyshime se ai ndodhet në Indi me identitet të rremë.

Yulan Adonay Archaga Carias

 

Shpërblimi: 5,000,000 dollarë

Kategoria: Udhëheqësi i MS-13 (bandë kriminale)

Origjina: Honduras

I njohur për: Trafikimin e drogës dhe vrasjet me pagesë

Fakt: I burgosur dhe arratisur nga një eskortë ushtarake.

Ryan James

 

Shpërblimi: 10,000,000 dollarë

Kategoria: Droga, krimi i organizuar, mashtrimi ndërkombëtar

Origjina: Kanada

I njohur për: Mbikëqyrjen e karteleve me seli në Kaliforni dhe Meksikë

Specialiteti: Ai ishte kampion olimpik në snowboarding.

Eugene Palmer

 

Shpërblimi: 100,000 dollarë

Kategoria: Vrasja e nuses së tij në vitin 2012

Origjina: SHBA

Mosha: Mbi 80 vjeç

Parë për herë të fundit: I fshehur në zonat pyjore të Nju Jorkut.

Francisco Javier Roman-Bardales

Kategoria: Udhëheqës i MS-13 (bandë kriminale), drogë, vrasje

Origjina: El Salvador

Arrestimi: Mars 2025 në Meksikë

Mjekja bën ZBULIMIN TRONDITËS? Joe Biden mund të jetë “shkatërruar” nga familjarët e tij 

ME TE LEXUARAT