Motrat Berisha e goditën me shishe qelqi, avokati: Klea Prenga vazhdon të marrë kërcënime

Showbiz

Motrat Berisha e goditën me shishe qelqi, avokati: Klea Prenga vazhdon

Dy muaj pas ngjarjes ku dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan blogeren Klea Prenga, avokati i të resë ka deklaruar se ajo ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Në një intervistë mëngjesin e sotëm në “Breaking”, Top News, avokati i Kleas ka deklaruar se edhe pse dy motrat u dorëzuan në polici, nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar.

Madje, avokati shtoi se Klea ka marrë vazhdimisht kërcënime. Dëmtimet në fytyrën e saj të shkaktuara nga dhuna e motrave Berisha, avokati tha se përcaktohen nga organet kompetente si shëmtim i përjetshëm.

“Blogerja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, është e tronditur. Dëmtimet përcaktohen si shëmtim i përjetshëm. Ka pasur edhe disa mesazhe pas ngjarjes që i ka kallëzuar.

Unë jam avokati i saj, i zonjës Klea që pak ditë pas ngjarjes, përfaqësimin e kam paraqitur në organin e akuzës. Nuk ka pasur asnjë përpjekje apo tentativë për të komunikuar dikush me mua apo me Klean. Kërcënimet kanë dy natyra, nëse kërcënimi ndodh post traume, impakti është  më i rëndë”- u shpreh avokati Alfred Duka.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion