Alarm në Kosovë, shpërthim në një termocentral, çfarë dyshohet
Një defekt teknik raportohet të ketë ndodhur pak më parë në termocentralin Kosova A, çka ka shkaktuar një shpërthim të fortë.
Kjo është bërë e ditur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala.
Shala njoftoi për një defekt serioz të ndodhur në termocentralin Kosova A. Ai theksoi se në mëngjes ka eksploduar kazani në termocentral deh se vendi mund të futet në krizë energjetike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai ka publikuar edhe pamje nga ky shpërthim.
“Eksplodim i kazanit ‘bojleri i Albinit’, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafies energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë”,shkroi ai.