Monika Stafa tregon periudhën e vështirë: Pas xhaxhait më burgosën babanë

Showbiz

Monika Stafa tregon periudhën e vështirë: Pas xhaxhait më

Folësja e lajmeve në Top Channel, Monika Stafa e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, rrëfeu detaje nga fëmijëria dhe jeta e saj familjare.

Ajo tregoi se fëmijëria e saj kishte qenë e bukur edhe pse e vështirë pasi babai i saj u burgos nga regjimi komunist. Stafa kujtoi momentet emocionuese gjatë ribashkimit me babanë pas daljes nga burgu.

Pjesë nga intervista e plotë:

Jemi rritur me jashtëzakonisht kujdes dhe delikatesë. Të dy prindërit kanë qenë në trajtimin tonë. Ndoshta këtë e kemi pasqyruar më tej në etapa të tjera te jetës sonë. I falënderoj për gjithë ato ngjarje tragjike që përjetuan dhe në nuk e përjetuam si ata te dy.

Di që në familje bëheshin shumë fotografi apo jo?

Po kam më shumë se 100 foto. Babai im ditën e diel e kishte ditë feste. Çdo të diel kishim banket ne drekë ndërkohë në mëngjes dilnim te bulevardi i dëshmorëve dhe bënim aty çdo dy, tre jave foto.

Ndalemi tek ngjarjet të cilat disi e kanë shënjuar fëmijërinë tënde.

Së pari në 74 u arrestua xhaxhai dhe u dënua me vdekje, më pas ju ul dënimi në 25 vite dhe 6 vite më vonë arrestohet babai sepse shkonte me ushqime shikonte vëllanë se si ishte me shëndet.

Ke qenë e vogël kur tu arrestuan babai?

Kam qenë 5 vjeç e gjysmë kur ai u arrestua, unë futesha në klasë të parë dhe nuk e kisha babanë ditën e parë të shkollës. Nuk e kuptoja, mamaja më thoshte se babi ishte me shërbim, po për fatin tim shërbimi nuk zgjati shumë dhe ka qenë shume i bukur momenti se si e kam parashikuar se si do vinte sepse e kisha parë në ëndërr.

Më kishte marrë malli se s’po e shihja dhe unë dërgoja letra por letrat ishin letra ku unë tregoja si më shkonte, nuk ishin të tilla që po shkonin në burg. Po ndërkohë  pyetja ime e fundit ishte gjithmonë: Pse nuk vjen se mua më ka marre malli? Çfarë të mban aty?

A e mban mend ritakimin me babin?

E mbaj mënd ritakimin. Ka qenë fillimi i klasës së dytë, kam qenë 8 vjeç. Shtëpia ishte e mbushur me njerëz sepse në atë kohë lajmërohej që do dilte nga burgu. Ai zgjodhi të vinte në mbrëmje, nuk donte të vinte ditën. Ishte dobësuar por e mori veten shumë shpejt. Shtëpia ishte e mbushur me njerëz që donin ta takonin, e donin dhe mezi prisnin ta përqafonin. Dhe unë sigurisht nuk kuptoja asgjë. Mendoja se babai po kthehej nga puna dhe kaq.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion