Publikohet foto e të dyshuarit si autor i sulmit, Gjermania u paralajmërua, pesë të vdekur e 200 të plagosur

Bota
Publikohet foto e të dyshuarit si autor i sulmit, Gjermania u
Agjencia e lajmeve Reuters publikoi këtë imazh të të dyshuarit, Taleb al-Abdulmohsen, duke e marrë atë nga një grup aktivist me bazë në SHBA i quajtur RAIR Foundation USA.

Publikohet një fotografi e të dyshuarit si autor për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, i cili vrau të paktën pesë persona dhe plagosi më shumë se 200.

Agjencia e lajmeve Reuters publikoi imazhin e të dyshuarit, Taleb al-Abdulmohsen, duke e marrë imazhin nga një grup aktivist me bazë në SHBA, RAIR Foundation USA.

I dyshuari nuk është identifikuar zyrtarisht nga autoritetet, por media gjermane e ka quajtur atë Taleb A.

Fondacioni RAIR USA thotë se më parë ka kryer një intervistë me al-Abdulmohsen më 12 dhjetor.

Deklarata nga RAIR Foundation USA, e shpërndarë nga Reuters, tha se al-Abdulmohsen e kishte paraqitur veten si dikush që ndihmonte "ish-refugjatët myslimanë që ikin nga persekutimi nga Arabia Saudite".

Fondacioni RAIR e përshkruan veten si një organizatë bazë, aktiviste, "që udhëheq një lëvizje për të rimarrë Republikën tonë nga rrjeti i individëve dhe organizatave që bëjnë luftë kundër amerikanëve, Kushtetutës sonë, kufijve tanë dhe vlerave tona judeo-kristiane".

Pesë të vdekur e 200 të plagosur, Arabia paralajmëroi Gjermaninë pesë herë pës sulmin, por...!

Publikohet foto e të dyshuarit si autor i sulmit, Gjermania u

Teksa numerohen 5 te vdekur e mbi 200 te plagosur nga Sulmi ne Gjermani, mediat e huaja raportojne se Arabia Saudite u dërgoi shumë paralajmërime autoriteteve gjermane për njeriun e dyshuar për vrasjen e pesë personave dhe plagosjen e më shumë se 200 të tjerëve në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg.

Lajmi u njoftua, për CNN dy burime me njohuri për ceshtjen.

Një burim i tha CNN se sauditët paralajmëruan Gjermaninë për individin e identifikuar nga media gjermane si Taleb A, në katër njoftime zyrtare.

Keto njoftime, të njohura si "Shënime verbale", iu dërguan shërbimeve gjermane të inteligjencës, ndërsa një prej tyre kishte si adrese  ministrinë e jashtme të vendit. Burimi tha se të gjitha paralajmërimet u injoruan.

Burimi shtoi se ankesat për te dyshuarin silleshin rreth përpjekjeve të tij për të "joshur" sauditët të largoheshin nga vendi dhe feja e tyre. Burimi shtoi se Arabia Saudite ishte në dijeni të "perspektivës mjaft radikale" të këtij njeriu.

CNN raportoi më parë se Arabia Saudite kishte paralajmëruar tre herë zyrtarët gjermanë për sulmuesin e dyshuar, duke cituar një burim me njohuri për komunikimet.

Paralajmërimi i parë erdhi në vitin 2007 dhe lidhej me shqetësimet e autoriteteve saudite se Taleb A. kishte shprehur pikëpamje radikale të llojeve të ndryshme.

Arabia Saudite e konsideron atë të arratisur dhe kërkoi ekstradimin e tij nga Gjermania midis 2007 dhe 2008, tha burimi, duke shtuar se autoritetet gjermane refuzuan, duke përmendur shqetësimet për sigurinë e personit nëse ai kthehej.

Autoritetet saudite pretenduan se burri kishte ngacmuar shtetasit e tyre jashtë vendit, të cilët kundërshtonin pikëpamjet e tij politike. Ata vunë në dukje gjithashtu se ai ishte bërë një mbështetës i partisë së ekstremit të djathtë gjerman Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe kishte zhvilluar pikëpamje radikale anti-islame.

CNN kontaktoi ministrinë e jashtme të Gjermanisë për koment dhe iu referua Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana e saj ia referoi zyrës së prokurorit publik në Magdeburg.

ME TE LEXUARAT