"Merr valixhet dhe dil"/ Ish-banori i BBVIP4, kundër Loredanës pas daljes së Jozit!

Xumi, ish-banor i BBVIP4 i ka dërguar një mesazh Loredanës, partneres së Jozit i cili u përjashtua sot nga shtëpia për sjellje denigruese.
Modelja e ka përjetuar jo mirë përjashtimin e Jozit, ku pas daljes së tij, ajo është përlotur dhe ndjerë keq.
Ndërkohë Xumi e ka vlerësuar si jo të drejtë këtë sjellje të Loredanës, duke i thenë: Merr valixhet dhe dil.
"Sapo mora vesh lajmin që Jozi është përjashtuar nga gara lidhur me debatin që ka pasur mbrëmë me Gjestin dhe m’u duk vendim i drejtë nga ana e produksionit.
Një gjë nuk kuptoj me banorët e tjerë, pse qajnë sikur ka ndodhur ndonjë vaki. Pse qani? Të gjithë do dalin. Unë dola, vazhdon jeta. Lori pse e bën kaq të madhe, merr valixhen dil edhe ti, vazhdoni jetën…”, thotë Xumi.


