Meghan për Mbretëreshën: Ajo ka qenë gjithmonë e mirë me mua, para një muaji folëm në telefon

Bashkëshortja e Princ Harry gjatë intervistës me Ophrahn tha se marrëdhënia e saj me Mbretëreshën ka qenë gjithmonë e mirë. Ajo shprehet se ajo është sjellë gjithmonë mirë me të. “Madje një herë kërkova që të ndaja me të batenijën që të mbuloja gjunjët se kisha ftohtë”, është shprehur Dukesha e Sussex, ndërsa tha se dhe vetë Mbretëresha kishte insistuar që ta ndanin batenijen.
Meghan tregon se në fillimet e jetës në Pallat, të dyja hanin mëngjesin bashkë, më dhuroi njëherë perla shumë të bukura. Ajo tregon se para një muaji ka folur me Mbretëreshën lidhur me gjendjen shëndetësore të Dukës së Edinburgh-ut.

