‘Më vodhën jetën!’ Ledjana publikon videon dhe më pas bën veprimin e papritur

Showbiz

‘Më vodhën jetën!’ Ledjana publikon videon dhe

Ledjana Prenga, u bë kryefjala e mediave rozë të dielën pasi njoftoi largimin e saj nga “Përputhen” me paralajmërime të forta, duke thënë se nëse e akuzojnë edhe një herë për “burrin” në Belgjikë, do e paguajnë shtrenjtë.

Pas kësaj, ish-konkurrentja ka reaguar me një mesazh të fshehur për të gjithë.

Në “TikTok” ajo ka publikuar një video nga dritarja e një hoteli në bregdet ku në sfond dëgjohet një fragment i këngës së Anxhela Peristerit, “Ata”.

“Na hodhën helm me gënjeshtra. Ata e dinin mirë sa të desha, ata ma vodhën jetën mua.

Jeta ishin sytë e tu”, thotë teksti i baladës, që duket si një mesazh i pastër për ata që “shkatërruan” romancën e Ledjanës me Mevlanin me gënjeshtrat e tyre.

Por, pasi publikoi videon 23 vjeçarja ka bërë veprimin e papritur! Duket se për një arsye apo tjetrën, ajo është penduar dhe ka fshirë postimin!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion