“Më vjen keq për sonte”/ Melinda Ademit i ndodh e papritura, detyrohet të shtyjë koncertin (FOTO)

Showbiz

“Më vjen keq për sonte”/ Melinda Ademit i ndodh e

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka njoftuar fansat se koncerti i planifikuar për t’u mbajtur në Pogradec është shtyrë për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Përmes një postimi në Instagram, artistja bëri të ditur se stuhia dhe reshjet e shiut e kanë bërë të pamundur zhvillimin e aktivitetit sipas planit.

“Me vjen keq për sonte, po për shkak të stuhisë dhe motit të keq në Pogradec jemi të detyruar ta spostojmë datën për 26 korrik, e diel”, shkruan Melinda.

Këngëtarja tregoi se dëshira e saj ishte që të performonte për publikun, por kushtet atmosferike nuk e lejonin mbajtjen e koncertit.

“Më vjen keq për sonte”/ Melinda Ademit i ndodh e

“Dëshira ime ishte e madhe t’jem aty, por nuk kemi zgjidhje tjetër sepse stuhia dhe shiu s’do na lejojnë të mbajmë datën”, shtoi ajo.

Melinda u premtoi fansave se më 26 korrik do të krijohet një atmosferë e veçantë, ndërsa i falënderoi për mirëkuptimin dhe u kërkoi ndjesë për ndryshimin e papritur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion