“Më shumë se dy orë tmerr”, Bebe Rexha përjeton eksperiencën e frikshme në avion: U thye dera e pasme...

Showbiz

“Më shumë se dy orë tmerr”, Bebe Rexha përjeton

Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha ka përjetuar një situatë të frikshme gjatë një fluturimi ditën e djeshme.

“Më shumë se dy orë tmerr”, Bebe Rexha përjeton

Ajo ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin e tyre.

Bebe ka treguar se së bashku me pasagjerët e tjerë ka qëndruar për dy orë në gjendje pritjeje dhe se një fluturim që zgjat 5 orë e gjysmë për ta ka shkuar gati 8 orë.

“Më shumë se dy orë tmerr”, Bebe Rexha përjeton

“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror.

“Më shumë se dy orë tmerr”, Bebe Rexha përjeton

Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturimi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, shkruan Bebe në një postim.

“Më shumë se dy orë tmerr”, Bebe Rexha përjeton

Më vonë ajo lajmëroi se aeroplanit i ndërruan kahje duke e zhvendosur drejt Uashingtonit, por sërish pasagjerët nuk janë lënë të dalin nga avioni. Si përfundim ajo ka treguar se avioni ka zbritur i sigurt, edhe pse dera e hyrjes është thyer. Bebe duket se e ka përjetuar keq gjithë këtë situatë, por në fund e rëndësishme është që të gjithë kanë zbritur në tokë të sigurt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion