Del ekspertiza e aksidentit ku u shua familja Gushi, “Audi” "fluturonte" në rrugë me 160 km/orë

Aktualitet

Del ekspertiza e aksidentit ku u shua familja Gushi, “Audi”

Del ekspertiza e aksidentit të rëndë që u regjistrua disa ditë më parë, ku humbën jetën katër anëtarët e familjes Gushi.

Ekspertiza tregon se mjeti “Audi” që përplasi mjetin tip “Toyota” me të cilin lëvizte familja Gushi, po ecte me shpejtësi 160 km/orë.

Ndërkohë, shpejtësia maksimale e lejuar për këtë aks është 110 km/orë.

 Ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik. 22-vjeçari rreth dy javë më parë shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbën jetë katër anëtarët e familjes Gushi.  Në aksidentin humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.


Igli Madani u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion