"Më pëlqenin vajzat"/ Motra e Krisës për deklaratën virale: Nuk është biseksuale!

Alba Çaushi, motra e Krisës, ka komentuar deklaratën e banores së BBVIP4 që u bë virale.
Banorja ka ndarë një histori të papritur nga e kaluara e saj, se, kur ishte 20 vjeç, kishte kaluar një periudhë të shkurtër në të cilën kishte pasur dyshime në lidhje me orientimin e saj seksual.
Alba u shpreh:
"Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua pak. Ajo ka bërë një deklaratë që rreth 19, 20 vjeçe, i pëlqente të shihte vajzat, por s’ka thënë që është biseksuale.
Ajo është me partner në krah, nuk e kuptoj pse u bë e ekzagjeruar.
Janë komentet që të vrasin më shumë, se ne Krisën e njohim, pastaj gocat e bukura kush nuk i ka qejf. Nuk besoj se e ka bërë për lojë, por ka qenë në bisedë e sipër. Krisa pëlqen djemtë".


