“Më ofendove, je mosmirënjohëse”/ Çfarë ndodhi mes Glorias dhe Baby G?
Mesdita e sotme në “Ferma Vip” ka kaluar me debate dhe diskutime mes disa prej konkurrentëve.
E gjitha nisi pas një komenti të bërë nga Baby G e cila tha se kur të dalë nga ky format do të shikojë videot me momente të saj të lojës dhe jo të fermerëve të tjerë. Mirëpo kjo gjë duket se e ka irrituar Glorian e cila tha se u ndje e fyer nga komenti i Baby G pasi ajo personalisht ka parë momente edhe të fermerëve të tjerë pasi u largua nga loja. Gloria tha se ka shfaqur interes për konkurrentët e tjerë.
Pjesë nga biseda:
Baby G: Kur të dal do të shoh video të vetes, nuk më intereson asgjë për të tjerët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gloria: Më ofendove, unë kam ndjekur videot e tua dhe të fermerëve të tjerë. Prandaj jam këtu se të kam ndjekur.
Baby G: Po, por ke ndjekur videot e tua si fillim, pastaj ne të tjerëve.
Gloria: Jo nuk është e vërtetë. Unë 3-4 video të miat kam parë. Unë e di se çfarë kam thënë. Ti e ke thënë më parë këtë dhe më ke ofenduar.