“Më nxirr me zart të zi”/ Mali ndihet i kërcënuar nga Miri: Më preke në kokë, më the kam me të takuar me çunat e...

Showbiz

“Më nxirr me zart të zi”/ Mali ndihet i

Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Malit dhe Mirit. Ky i fundit akuzon Malin se i ka marrë cigaret, si dhe i kthehet Stenaldos duke i thënë se ka bashkëpunuar me të.

Si pasojë Miri i merr Malit syzet nga koka, që gjë nuk u prit aspak mirëë nga Mali.

“Më tërheqe flokët. Kë prek në kokë ti? Nuk qenke normal, a e sheh veten. Kë prek në kokë, unë nuk të kam prekur kurrë. Edhe më preke në kokë dhe më the kam me të takuar me çunat e Tiranës. Ke me mbajt përgjegjësi për këtë gjë”, i tha Mali-Mirit.

Pjesë nga debati:

Miri: Ej, Stenaldo qenke dhe ti bashkëpunëtor. Nxirri

Mali: Kërko falje që më bullizove

Miri: Stenaldo hajde foli, se më ka marrë gjënë personale

Mali: Hej, syzet e mia

Miri: Po ato të kujt janë? Janë të miat, i vodhe

Mali: Më jep syzet

Miri: Nuk ti jap, hajde merri

Mali: Janë të personalizuara

Miri: Nuk ti jap, edhe Stenaldo që po të thoshte ‘hej’ se po vjen

Stenaldo: Je komplet gabim

Miri: Nuk ke për të mi dhënë

Mali: Mi jep syzet

Miri: Ja ku i ke, merri dhe mbaje mend. Stenaldo faleminderit shumë¸shkove dhe ti te loja e këtyre, nivel i poshtër

Stenaldo: E ke gabim

Miri bërtet: Pse i more cigaret?

Mali: A je normal? Pasha Zotin nuk je normal, më preke në kokë

Miri: Më nxjerr me zarf të zi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion