Tragjike/ I mori levën e videolojës, 11-vjeçari vret me armë zjarri babanë e tij

Bota

Tragjike/ I mori levën e videolojës, 11-vjeçari vret me

Një ngjarje tronditëse është regjistruar më 13 janar në Perry County, Pennsylvania.

Një djalë 11-vjeçar qëlloi për vdekje të atin e tij, pasi ky i fundit i kishte konfiskuar levën e videolojërave Nintendo Switch, raportojnë mediat amerikane.

Policia u përgjigj ndaj një thirrjeje emergjente gjatë natës dhe gjeti Douglas Dietz, 42 vjeç, të pajetë në shtratin e tij. Bashkëshortja e viktimës, e cila po flinte, u zgjua nga një zhurmë e fortë dhe u përpoq ta zgjonte, por ai nuk reagoi. Pasi ndezi dritën, ajo kuptoi se dhoma ishte mbuluar me gjak.

Sipas raportimeve, në atë moment djali i tha nënës: “Babi vdiq. Unë e vrava babin.” Gruaja kishte ndier gjithashtu një erë të ngjashme me fishekzjarrët, që më vonë rezultoi të ishte aroma e armës së zjarrit.

Hetimet paraprake tregojnë se fëmija kishte gjetur çelësat e armës së mbyllur ndërsa kërkonte konzolën e konfiskuar. Ai më pas mori armën, e mbushi dhe qëlloi babanë e tij.

11-vjeçari ndodhet aktualisht në paraburgim policor dhe autoritetet kanë refuzuar lirimin e tij me kusht. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë./Shqip 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion