Pasaporta e vaksinimit nuk është më me detyrim, Britania e Madhe toleron qytetarët

Bota

Pasaporta e vaksinimit nuk është më me detyrim, Britania e Madhe

Britania e Madhe ka vendosur së fundmi të mos kërkohet pasaporta e vaksinimit anti- Covid, në hyrjet e klubeve të natës dhe në shumë aktivitete të tjera. Lajmin e ka dhënë sekretari i ministrit të Shëndetësisë në Britani, Sajid Javid.

Sipas tij, qeveria britanike ka marrë këtë vendim për disa kohë, por nëse situata përkeqësohet ai do e rikonsiderojë. “Ne kemi bërë analiza dhe ndonëse duhet të ekzistojë si mundësi potenciale, e them me gëzim se nuk do të çojmë përpara planet për pasaportë të vaksinimit”, tha ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Italia dhe Franca e kanë detyrim pasaportën e vaksinimit. Qytetarët e këtyre shteteve u duhet që të paraqesin këtë dokument për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion