“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua

Showbiz

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se

Tensionet mes Rozana Radit dhe Jozi Markut arritën kulmin gjatë një debati të ashpër brenda shtëpisë së spektaklit.

Ngjarja u ndez kur Jozi përmendi disa detaje nga jeta personale e Rozanës, gjë që duket se e irritoi tej mase këngëtaren dhe moderatoren e njohur.


“Çka di ti që flet për jetën time? Pse s’më kthen përgjigje?”, shpërtheu Rozana, duke kërkuar llogari për komentet e Jozit.

Ajo vazhdoi me tone të ashpra, duke e sfiduar hapur: “Çka di për jetën time? Ti përmend 2-3 detaje dhe kujton se kam frikë nga ajo që kam jetuar?”.

Jozi u përpoq të shmangte përplasjen, duke u përgjigjur shkurt: “Po jo…”, por kjo nuk e ndaloi Rozanën të vazhdonte.

“Po për çfarë mi thua? M’i kujton se nuk jam mirë me memorien? Jetën time e ke mbajtur shënim ti? Të intereson kaq shumë?”, vijoi ajo me një ton të fortë dhe sfidues.


Përplasja mes dy banorëve vazhdoi me intensitet, ndërsa Rozana e bëri të qartë se nuk kishte asgjë për të fshehur: “Kujton se fshihem unë? Jam nga ato gocat që fshihen? Kam dalë me këtë fytyrë, në dritën e diellit”.

Në fund, ajo dha një paralajmërim të qartë për Jozin, duke i thënë se nëse dëshironte të vazhdonte lojën me të, duhet të qëndronte në shtëpi dhe të përballej: “Nëse do të luash me mua, rri këtu në shtëpi. Nëse do të dalësh jashtë, dil”.

Ky debat pritet të ketë një ndikim të madh në dinamikën e lojës dhe raportet mes konkurrentëve, ndërsa publiku mbetet në pritje të reagimeve të tjera nga dy protagonistët. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion