Emri/ Legalizoi pallatin në kundërshtim me ligjin, pezullohet kreu i Kadastrës në Lezhë

Aktualitet

Emri/ Legalizoi pallatin në kundërshtim me ligjin, pezullohet kreu i

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj është pezulluar nga detyra.

Gentian Malotaj është nën hetim për shpërdorim detyre.

Mes 11 zyrtarëve të pezulluar është edhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Ata janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës per veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuader të këtij hetimi prokuroria, Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas Prokurorisë dy zyrtaret e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shengjjn në kundërshtim me ligjin. Vendimi i pezullimit është ankimuar në Gjykaten e Apelit, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për mosbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një siperfaqe toke të tjetetersuar në zonen e Ranës e së Hedhur në Shengjin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion