“Marr ilaçe që...”/ Bebe Rexha u përgjigjet atyre që i sugjeruan ndërhyrje kirurgjikale: Vuaj nga...

Showbiz

“Marr ilaçe që...”/ Bebe Rexha u përgjigjet atyre

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “I’m good (Blue)” me David Guettan.

Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi ka qenë pjesë edhe e eventit të rëndësishëm, ku performoi live në NRJ Music Awards 2022. Suksesi ka arritur edhe më tej, duke u dominuar edhe për mbrëmjen e madhe të çmimeve, “Grammy Awards 2023”.

Artistja e famshme ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi 33-vjeçarja i është përgjigjur një fansi i cili i sugjeroi asaj një ndërhyrje estetike për të humbur peshën, për të cilën është kritikuar shpesh herë.

“I dashur, unë ha shumë dhe kam sindromën e vezoreve policistike dhe marr ilaçe që më bëjnë të shtoj peshë. Më beso se do të doja të isha më e vogël jo më e madhe”, shkroi Bebe Rexha në “Twitter”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion