"Janë të njëjtët autorë", flasin të afërmit e te moshuarit që humbi jetën nga grabitësit

Aktualitet

"Janë të njëjtët autorë", flasin të

Të afërmit e Çaush Shehajt, 89-vjeçarit i cili ndërroi jetë në spital pasi u dhunua nga dy persona që e grabitën kanë folur për mediet.

Nipi i tij, nga ambientet e spitalit shprehet se kjo është hera e dytë që i moshuari grabitet dhe sipas tij, nga i njëjti person.

“Është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë. Ka shkuar policia një herë, mori shenjat e gishtave ai eksperti. Nuk u bë gjë herën e parë.

"Janë të njëjtët autorë", flasin të

Shkuan tani, e vranë. Humbi jetën sot. Gruan e ka të sëmurë, fëmijët i ka Greqi. ka dy djem dhe dy vajza. Ne duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha ai.

“Krim makabër.” 

Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Klos të Mallakastrës.

Autorët e dyshuar të ngjarjes, Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Gudo, 28 vjeç janë arrestuar nga policia.

Ata kanë arritur të marrin 5 mijë lekë nën kërcënimin e armës.

I moshuari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Në gjendje të lirë është proceduar një i mitur, 16-vjeçari F.Ç për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion