“Mark Frroku pushime në Itali me gruan, shokun dhe dashnoren”, Rudina Dembacajt i prishet ditëlindja (Video)

Showbiz

“Mark Frroku pushime në Itali me gruan, shokun dhe dashnoren”,

Rudina Dembacaj ka festuar dje ditëlindjen e parë si bashkëshortja e Mark Frrokut e me këtë rast çifti ka udhëtuar drejt Italisë. Moderatorja ka realizuar shumë video e foto të cilat i ka ndarë më ndjekësit e saj në rrjete sociale për t’u treguar se si po e kalon këtë ditë të veçantë në Capri. Mirëpo në një nga videot e publikuara në Instastory, aktorja e humorit i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë.

“Ju falënderoj të gjithëve pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falënderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan, por edhe me një shokun e vet edhe me dashnoren e tij.

Në këtë rast gruaja jam unë që i them ‘mos pi më’, shoku jam unë që i tregoj çdo lloj pjeshke të bukur që lëviz në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Capri-t”,ka thënë Rudina.

Dyshja duken shumë të dashuruar teksa kanë pozuar edhe në një jaht luksoz, ku ka shkrepur disa imazhe të bukura, romantike krah njëri-tjetrit. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më një janar të këtij viti në Bashkinë e Tiranës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion