Problemi në zorrën e trashë, Papa Françesku iu nënshtrua një operacioni

Bota

Problemi në zorrën e trashë, Papa Françesku iu

Vatikani njoftoi se Papa Françesku ju nënshtrua një ndërhyrje të suksesshme kirurgjikale për shkak të një problemi në zorrën e trashë. Siç thuhet në një deklaratë, 84-vjeçari reagoi mirë ndaj operacionit të realizuar në spitalin Gemelli në Romë. Kjo është hera e parë që Papa Françesku shtrohet në spital që prej zgjedhjes së tij në vitin 2013.

“Ati i Shenjtë u shtrua në spitalin Gemelli pasditen e së dielës dhe iu nënshtrua një ndërhyrje të planifikuar kirurgjikale për stenozë divertikulare simptomatike të zorrës së trashë. Papa ka reaguar mirë ndaj ndërhyrjes e cila u krye me anestezi të përgjithshme”.

Më herët gjatë së dielës, kreu i Selisë së Shenjtë ju drejtua mijëra besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër duke njoftuar një vizitë në Hungari dhe Sllovaki gjatë muajit shtator. I lindur në Buenos Aires në vitin 1936, Papa Françesku ka humbur një pjesë të mushkërisë së djathtë në moshën 21-vjeçare. Ai vuan gjithashtu nga një problem në ije dhe shiatiku. Edhe Papë të tjerë janë trajtuar në spitalin Gemelli të Romës, përfshirë Gjon Palin e 2-të, i cili u operua atje pas plagosjes nga agresori turk Mehmet Ali Agca./a2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion