"Mami është sëmurë", vëllai nxjerr Bardhin nga Big Brother VIP 3, Sara: Dyshoj se...

Showbiz

"Mami është sëmurë", vëllai nxjerr Bardhin

Bardhi Idrizi ka marrë vendimin drastik duke ndërprerë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP.

Kjo ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore të mamasë së tij.

Ka qenë moderatori Ledion Liço ai i cili i ka komunikuar Bardhit për një problem familjarë.

Më pas Petriti, vëllai i artistit, hyri brenda në shtëpi, ku i tregoi se gjendja shëndetësore e nënës së tyre nuk është e mirë.

Ajo vuante prej kohësh nga tensioni, por sipas Petritit, gjendja e saj është rënduar dhe se aktualisht ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar momentalisht.

E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij.

Pavarësisht kësaj situate të vështirë, një deklaratë e papritur ka ardhur nga Sara, që përfshiu edhe palë të treta.

“Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, deklaroi ish-banorja nga studioja e Big Brother VIP.

Opinionistët vijuan në tej se Sara me këtë deklaratë la të nënkuptohej se sëmundja e nënës është një gjë e stisur për shkak të situatave me të, gjë për të cilën shtuan se nuk duan që të jetë e vërtetë./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion