Luljeta e Përputhen e thotë troç: Po të kisha burrë, do m’i kishte prerë këmbët

Showbiz

Luljeta e Përputhen e thotë troç: Po të kisha burrë,

Luljeta e “Përputhen +40” ishte pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, për të folur rreth këngës “S’ta jap”.

Kënga ka bërë bujë në rrjet, për shkak të tekstit.”Po të ishe e martuar, me nipër mbesa, a do ta bëje këtë këngë? Me këtë tekst?”, u pyet konkurrentja nga moderatorja Bieta Sulo. Ajo tha nëse do ishte e martuar me siguri burri nuk do ta linte të këndonte.

“Nipër dhe mbesa kam plot, po shyqyr Zotit i kam të shpërndarë, të rregulluar në Europë, në Amerikë. Ama nëse do isha e martuar, në rradhë të parë burri jo m’i priste këmbët, po m’i priste të tëra se një burrë shqiptar nuk të lë të veshësh as mini-fund, as të bësh plazh topless si e bëj unë, as të këndosh, as të kërcesh.

Meshkujt shqiptarë, e them në përgjithësi, janë fanatikë. Nuk besoj se do dilja të këndoja po të isha e martuar, prandaj zgjodha këtë rrugë. Jo se kisha problem për burrë, por unë dua të jem e lirë”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion