“Isha fqinje me Guljelmin”, aktorja tregon e përlotur gjendjen e artistit para se të ndahej nga jeta

Aktualitet

“Isha fqinje me Guljelmin”, aktorja tregon e përlotur gjendjen

Aktorja Mimoza Marjanaku është përlotur në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, ndërsa ka shprehur dhimbjen për humbjen e artistit të merituar Guljelm Radoja.
Gati me gjysmëzëri ajo ka rrëfyer se si ishte gjendja e aktorit para se ai të ndahej nga jeta për shkak të Covid-19.

Marjanaku, e cila ishte edhe fqinje me Radojën në Durrës, tregon se ai e kaloi njëherë një gjendje të rëndë dhe familjarët shpresonin që ai do ia dilte sërish.

“Isha fqinje me Guljelmin”, aktorja tregon e përlotur gjendjen

“Kishte një muaj që ishte ekzaminuar me Covid-19. Pothuajse një muaj i shtruar në spital në Durrës. Unë isha dhe fqinje me Guljelmin dhe merrja gjithmonë informacion dhe me sa di unë e ka kaluar edhe njëherë gjendjen që kaloi të martën.

Menduam që do ia hidhte sepse atëhere ia hodhi. Dy ditë para se të intubohej komunikova me gruan e tij dhe më tha që është stabilizuar. Pas dy tre orësh marr vesh që intubohet në Durrës dhe pastaj në atë gjendje u transferua në Tiranë. Kam besuar fort që do ia dilte duke e parë profesorin si njeri djaloshar, i bukur, me nur, i veshur si një djalë i ri. E imagjinoj gjithë kohës me biçiklet duke xhiruar në Durrës”, u shpreh mes lotësh Mimoza Marjanaku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion