Luizi i ka bërë bllok Armaldos? Romeo e telefonon live në emision dhe...

Showbiz

Luizi i ka bërë bllok Armaldos? Romeo e telefonon live në emision

Armaldo Kllogjeri ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme tek emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.

I pyetur nga Romeo Veshaj, nëse ka takuar Luiz Ejllin pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, ai u përgjigj se nuk e ka takuar. Madje nuk ka arritur të komunikojë me të në telefon për shkak të linjës së zënë.

Pjesë nga intervista:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Romeo Veshaj: A e ke takuar Luizin?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk e kam takuar.

Romeo Veshaj: Po pse nuk e ke takuar? Numrin e celularit e ke?

Armaldo Kllogjer: Po ja kam.

Romeo Veshaj: Nuk i ke bërë asnjë telefon?

Armaldo Kllogjeri: Jo sepse kanë qenë numrat e bllokuara nga të dy, nga thirrjet e tepërta që kemi marrë.

Romeo Veshaj: Oo! Edhe ti edhe Luizi?

Armaldo Kllogjeri: Po ndoshta nuk ka kapur linja, kanë qenë linjat e ngarkuara se s’ka mundësi!

Romeo Veshaj: Po bëji një telefon tani, e marrim në telefon tani?

Armaldo Kllogjeri: Po nuk e kam telefonin këtu.

Romeo Veshaj: Po mund ta sjellim shumë kollaj.

Armaldo Kollgjeri: Po mirë e provojmë tani.

Romeo Veshaj: Inshallah janë linjat e lira.

Armaldo e telefonon Luizin, por nuk arriti të lidhet dot me të.

Romeo Veshaj: I paska bërë bllok!

Armaldo Kllogjeri: (Qesh). I del linja e zënë.

Romeo Veshaj: Po nëse e marr unë dhe e hap?

Armaldo Kllogjeri: Të thashë që dalin linjat e zëna?

Romeo Veshaj: Ok e lëmë, u mor vesh!

ME TE LEXUARAT