Lufta e përgjakshme në Lindjen e Mesme, Izraeli mbyll kufirin me Gazën

Një vendim është marrë nga Izraeli pasi Palestina u kundërpërgjigj me raketa. Mësohet se Izraeli ka mbyllur kufirin me Gazën. Mdiat ndërkombëtare kanë bërë me dije se vendkalimi Kerem Shalom u hap vetëm për të lejuar hyrjen e kamionëve me ndihma nga Jordania.
Ky vendimi i Izraelit, shkruajnë mediat ndërkombëtare, është pritur shumë mirë nga Kombet e Bashkuara, ndërsa i bënë thirrje Izraelit që të hapë kalimin kryesor Erez, në mënyrë punonjësit humanitarë dhe furnizimet të mund të depërtojnë.

Aktualisht në Palestinë, për shkak të bombardimeve izraelite, kanë ndërruar jetë 217 persona, përfshirë 61 fëmijë. Ndërsa në Izrael, janë vrarë vetë 12 persona, përfshirë dy fëmijë.
Lufta nisi nga Izraeli më 8 maj, ku sulmuan xhaminë më të madhe në Jeruzalem, ku palestinezët po falnin namazin për Natën e Kadrit.


