SHBA vazhdon të mbështesë Izraelin, Franca, Jordania dhe Egjipti dalin kundër

Bota

SHBA vazhdon të mbështesë Izraelin, Franca, Jordania dhe Egjipti

Lufta në Palestinë mes vendasve dhe izraelitëve nuk mbështetet nga të gjithë shtetet, por asnjë prej tyre nuk po vepron për të vendosur armëpushim. Teksa SHBA mbështet Izraelin, vendet e tjera si Francë, Jordani dhe Egjipt, kanë nisur punën për të armëpushim në Gazë.

Një ditë më parë, në Këshillin e Sugurimit, SHBA-ja sërish deklaroi se mbështet sulmin e Izraelin dhe nuk është dakord për të një armëpushim mes vendasve dhe izraelitëve. Ndërkohë, Egjipti bën thirrje për ndërmjetësim në përfundimin e luftimeve, Franca kërkoi rezolutë të Këshillit të Sigurimit rreth dhunës mes dy palëve, në kohën kur trysnia e diplomacisë ndërkombëtare po shtohet.

Jordania gjithashtu ka lobuar në mënyrë intensive për ndërprerjen e dhunës dhe i është bashkuar thirrjes së Francës për paraqitjen e një rezolute që garanton lehtësim urgjent humanitar. Mësohet se edhe Kina është dakord. Ka qenë ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, i cili tha para gazetarëve se ekipi i tij ka dëgjuar për propozimin e Francës për armëpushim dhe se Kina e përkrah atë.

ME TE LEXUARAT