Linda Halimi me bikini, provokon fansat me trupin e saj të palestruar (Foto)

Këngëtarja Linda Halimi e tregon vazhdimisht që është shumë e përkushtuar pas palestrës dhe trupit të saj, duke punuar fort që mos të humbasë kontrollin e ushqimit. Shumë aktive në rrjetet sociale, Linda tregon dashurinë për palestrën dhe mahnit gjithmonë ndjekësit e saj me format e saj bombastike.
Së fundi, ka publikuar një imazh në bikini me ngjyrë të kuqe të ndezur e cila i ka dhënë fokus figurës së saj trupore.“Duke jetuar jetën time më të mirë tek rrënjët e mia”, ka shkruar këngarja në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë se Linda Halimi në prezantimin e parë si këngëtare ka qenë shumë ndryshe nga sot. Ajo ka qenë mbipeshë, edhe pse shumë e talentuar dhe simpatike, ajo u bullizua për një kohë shumë të gjatë.


