Vajza i vdiq në moshën 13-vjeçare, 57-vjeçarja nga SHBA bekohet me një fëmijë

Soft

Vajza i vdiq në moshën 13-vjeçare, 57-vjeçarja nga SHBA

Një 57-vjeçare nga SHBA është bekuar me një fëmijë, pasi humbi vajzën e saj para 5 vitesh. Barbara Higgins nga Neë Hampshire, falë teknikave të fekondimit të asistuar lindi në moshën 57 vjeçare.

Higgins arriti të bënte një fëmijë pasi kapërceu një tumor në tru gjatë shtatzënisë dhe humbi një vajzë  tjetër pesë vjet më parë për shkak të së njëjtës sëmundje, Molly, vetëm 13 vjeç. Barbara lindi më 27 mars. Ajo ka punuar për vite më radhë mësuese e edukumit fizik në shkollën e mesme dhe lindi një fëmijë të  shëndetshëm, Jack i cili peshonte 2 kilogram e gjysmë.

“Pas vdekjes së Molly, çifti, i cili gjithashtu ka një vajzë tjetër, Grace, kishin menduar për një shtatzëni të re. Për të mbetur shtatzënë, Barbara dhe burri i saj Kenny Banzhoff, 65 vjeç iu drejtuan një klinike në Boston. Por ishte pikërisht kur të dy kuptuan se, pavarësisht moshës, ata mund të kishin një fëmijë nëna e ardhshme zbuloi se kishte një tumor në tru.

Një pengesë e kapërcyer me shumë guxim deri në shtatzëninë e re. Sidoqoftë, Higgins nuk është gruaja më e vjetër që ka lindur: rekordi aktualisht i përket 66-vjeçares Maria del Carmen Bousada Lara, e cila kishte binjakë në Spanjë në 2006.

ME TE LEXUARAT