Lidhja me Romeo Veshajn, Heidi rrëfen çfarë ndodhi mes tyre! A është ende single?

Showbiz

Lidhja me Romeo Veshajn, Heidi rrëfen çfarë ndodhi mes tyre! A

Heidi Baci është rikthyer në Shqipëri për të jetuar, ku edhe po vazhdon karrierën në rolin e prezantueses. Bukuroshja, e cila mori pjesë në Big Brother VIP Albania 3, është shumë e komentuar.

Këtë herë në “Mos i bjer me top” ka folur për eksperiencën e re si moderatore e ‘Fan Club’. Ndër të tjerash u pyet edhe për jetën private, meqë në BBVA 3 nisi një romancë me Romeo Veshajn, që vazhdoi për disa muaj.

Ajo ka qenë e paqartë kur u pyet për statusin, por theksoi që është e lumtur.

“Nuk kam një përgjigje për statusin tim. Po sot jam mirë, me veten time me familjen, mendoj që shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Unë deri sa të jem e shëndetshme me të gjitha, unë do të jem gjithmonë të lumtur”, u shpreh ajo.

Mes tjerash shtoi: “Është Zoti që përcakton riskun tonë”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion