“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

Showbiz

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G ka ndarë me banorët dhe publikun një rrëfim të ndjerë, që preku thellë ndjekësit e formatit. E përlotur, këngëtarja foli për një nga plagët më të mëdha të familjes së saj, humbjen e vëllait, fëmijës së parë të prindërve të saj, i cili ndërroi jetë menjëherë pas lindjes.

Pas kësaj tragjedie, familja u bekua me tri vajza, por dhimbja nuk mbeti e vetmja sfidë. Baby G zbuloi se prindërit e saj u përballën për vite me radhë me paragjykime dhe presion të fortë shoqëror, veçanërisht babai i saj, i cili, sipas këngëtares, ishte shpesh objekt i komenteve fyese për faktin që nuk kishte djalë.

“Njerëzit i thoshin babait tim: ‘Lëre gruan se nuk po të bën djalë’”, rrëfeu ajo, duke e cilësuar këtë si një nga përvojat më të rënda dhe më të padrejta që ka kaluar familja e saj, si pasojë e një mentaliteti të vjetruar dhe diskriminues.

Megjithatë, Baby G theksoi se babai i saj nuk u dorëzua asnjëherë përballë këtyre presioneve, duke qëndruar pranë familjes dhe duke mos lejuar që zërat paragjykues të cenonin dashurinë dhe unitetin e tyre.

Rrëfimin e saj, këngëtarja e përmbylli me fjalë mirënjohjeje, duke e cilësuar të atin si një simbol force, dinjiteti dhe dashurie të pakushtëzuar./BBV5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion