'Milano Cortina'/ Suedia dominon në skiatlon, Frida Karlsson merr medaljen e artë

Sport

'Milano Cortina'/ Suedia dominon në skiatlon, Frida Karlsson merr

Suedezja Frida Karlsson fitoi garën e skiatlonit 10 km + 10 km për femra në Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026' të shtunën (7 shkurt), duke ia dalë mbanë në kushte të vështira me dëborë për të siguruar medaljen e parë të artë të Suedisë në këto Lojëra.

Ajo e mbylli garën me kohën 53 minuta 45 sekonda e 2 të qindtat. Bashkatdhetarja e saj, Ebba Andersson, mori medaljen e argjendtë (+51.0), ndërsa Heidi Weng (NOR) u rendit e treta (+1:26.7).

Skiatloni 10 km + 10 km ështënjë garë skijimi që kombinon dy teknika të ndryshme, klasike dhe stil i lirë (patinazh), në një garë të vetme dhe të vazhdueshme/Shqiptarja

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion