Ledri pranon se ka refuzuar bashkëpunim me Iggy Azalea: Nuk më ka pëlqyer asnjëherë

Këngëtari Ledri Vula ka folur për herë të parë për refuzimin që ka bërë për bashkëpunimin me këngëtaren Iggy Azalea. Në një intervistë për “Soiree” me Jonida Shehun ai tha se nuk i pëlqen australiania.
“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Fatoni (menaxheri i dikurshëm) ka folur, më ka thënë a do të bësh këngë me të, i kam thënë jo se nuk më hyn kurrëgjë në punë”, është shprehur Ledri Vula.

“As për njohje ndërkombëtare?”, e ka pyetur më tej moderatorja Jonida Shehu.
“Nuk më hyn në punë. 2 followers-a më shumë që pas 2 muajsh të bëjnë unfollow. Nëse do kisha ndonjë synim (për tregun ndërkombëtar), nuk do e kisha bërë me Iggy Azelia, por me një tjetërkënd”, përfundoi Ledri.


