Policia arreston kryeplakun e fshatit Gurë- Kalis në Kukës për drogë, në pranga edhe djali bashkë me vëllanë e tij

Aktualitet

Policia arreston kryeplakun e fshatit Gurë- Kalis në Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona në Kukës dhe ka proceduar një tjetër penalisht. Sipas njoftimit zyrtar, personat në fjalë akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë kryeplaku i fshatit Gurë- Kalis, djali dhe vëllai i tij, ndërsa është proceduar inspektori i pyjeve

“Kukës/ Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Kepi". Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kukës në bashkëpunim me DVP Kukës .

Vihen në pranga kryeplaku i fshatit Gurë- Kalis, djali dhe vëllai i tij, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Procedohet në gjendje të lirë inspektori i pyjeve, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan me  sukses operacionin policor të koduar "Kepi". Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit, M. M., 50 vjeç, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis,  E. M, 24 vjeç, dhe  U. M., 38 vjeç ( person me precedent penal), banues në Gurë-Kalis, Kukës.

Në vendin e quajtur "Kepi i kishës", këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kishin  kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjesuan me anë të djegies dhe disa fidanë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë inspektori i Pyjeve, shtetasi I. P., për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion