La Heidin në suitë dhe debatoi me Julin, banorët e BBV3 kundër Romeos: U preka, u ofendova…

Showbiz

La Heidin në suitë dhe debatoi me Julin, banorët e BBV3

Romeo është përballur me komentet e banorëve të shtëpisë në lidhje me gjestin e tij që bëri gjatë primes së kaluar, ku Vëllai i Madh i siguroi atij dhe Heidit një suitë për të shijuar disa momente bashkë.

Romeo nuk i kushtoi rëndësi Heidit dhe shpesh herë dilte jashtë për të debatuar me Julin. Banorëve të tjerë kjo i bëri shumë përshtypje dhe nuk iu duk normale që la vetëm Heidin për të qëndruar me banorët e tjerë në oborr.

Romeo: Më ofendoi Juli dhe qëndrova. Prekem i kthej përgjigje julit, futem tek dhoma e rrëfimit dhe shkoj tek Heidi. Unë 1 ore e 45 minuta nuk jam marrë me Julin.

Ledjoni: Pse ti vendose të mos e shijoje?

Rpomeo: E shijova.

Ledjoni: Kur e shijove ti suitën?

Romeo: Nga momenti që nuk më kanë shqetësuar të tjerët. Juli më ofendoi.

Lejdoni: Kur u ndamë bashkë, më ke bërë një pyetje, a kemi ne një kanal? Ndërkohë që mund të shijoje qëndrimin me Heidin?

Roemo: Këtë pyetje e kam bërë edhe tek kazerma.

Heidi: ka qenë një moment që jam mërzitur shumë. Ishte kohë e gjatë, nga ana tjetër Romeo është emocional dhe ka nevojën të argumentoj e të mbajë pozicionin e vetë.

Ai kishte nevojë të bënte këtë debat dhe donte të mbante emocionin e vetë. Unë jam mërzitur e kjo e është pjesë e imja dhe Romeos. Romeos po i the një ofendim do rrijë dhe do argumentojë, unë kështu e justifikoj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion