Tërheqja e trupave nga Afganistani, sondazhi: 54% e amerikanëve e mbështesin vendimin e Biden

Qendra Kërkimore Peë ka zhvilluar një anketë, lidhur me tërheqjen e trupave amerikanë nga Afganistani. Sipas kësaj ankete, e më shumë se gjysma e të rriturve (54%) e mbështesin këtë vendim, duke e cilësuar si të drejtë.
Ndërkohë, 42% e rë rriturve, e kanë cilësuar këtë vendim të administratës së Joe Biden si të gabuar. Mediat amerikane shkruajnë se sondazhi u realizua në datat 23- 29 gusht, ndërsa mësohet se 69% e të anketuarve kanë thënë se SHBA nuk i arritën qëllimet e tyre në Afganistan.

26% thanë se administrata e Presidentit Biden bëri një punë “të shkëlqyeshme” ose “të mirë” në “trajtimin e situatës në Afganistan”. 29%thanë se administrata kishte bërë një punë “të favorshme” ndërsa 42% e të anketuarve thanë se veprimet e administratës ishin të dobëta./VOA


