E plagosi rëndë 39-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 58-vjecari në Gjirokastër

Aktualitet

E plagosi rëndë 39-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin,

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 58-vjeçar, pasi dyshohet se në bashkëpunim ka plagosur rëndë një 39-vjeçar e më pas ka shkatërruar makinën e tij.

“Kurse Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë ndaluar për plagosje të rëndë me dashje dhe shkatërrim i pronës, kryer në bashkëpunim 58-vjeçarin A. R., banues në Gjirokastër.

58-vjeçari, në bashkëpunim me E. F. dhe S. N. të shpallur në kërkim, pas një konflikti në lagjen nr. 4 në Sarandë kanë goditur me sende të forta në trup një 39-vjeçar me iniciale M. M. Po ashtu ai i ka dëmtuar 39-vjeçarit automjetin që drejtonte”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion