Trump nuk përmbahet: Irani është tallur me ne për 47 vjet, tani s’do të qeshë më!

Bota

Trump nuk përmbahet: Irani është tallur me ne për 47 vjet,

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin se prej dekadash po manipulon Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar përmes politikave dhe qëndrimeve të tij ndaj programit bërthamor.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se Irani “ka luajtur lojëra” me SHBA-në dhe pjesën tjetër të botës për 47 vite, duke rikthyer edhe një herë tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ai kritikoi gjithashtu marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e arritur gjatë presidencës së Barack Obama, duke e cilësuar atë si një marrëveshje të dobët që, sipas tij, i dha Iranit më shumë hapësirë për të vazhduar aktivitetet bërthamore.

Marrëveshja ishte firmosur mes Iranit dhe fuqive të mëdha botërore, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën, me qëllim kufizimin e programit bërthamor iranian në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion