Hetimi i SPAK ndaj Veliajt, GJKKO firmosi 7 masa sigurie, ndaj Ajola Xoxes dhe biznesmenëve

Kater masa sigurie jane vendosur nga Gjykata e Posacme me kerkese te prokurorise, lidhur me hetimet ndaj Erion Veliajt, njoftojne mediat ne Tirane.
Sipas tyre, krahas kryebashkiakut, mase eshte vendosur edhe per bashkeshorten e tij Ajola Xoxa, e cila ndodhet jashte shtetit per aresye shendetesore.
Nga ana tjeter, masa jane vendosur ede per biznesmenin Shkelqim Fusha, biznesmenin Gentian Sula dhe ndertuesin Fatmir Bektashi.
Erion Veliaj - 'arrest me burg'
Ajola Xoxa - 'arrest shtëpie'
Shkëlqim Fusha biznesmen - Detyrim me paraqitje
Gentian Sula, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Meriman Palushi, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Fatmir Bektashi, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Sokol Kryeziu, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Emrat e ketyre personave sipas medias, kane rezultuar ne hetimet e SPAK per ceshtjen pasurore ndaj kryebashkiakut te Tiranes.
Ceshtja bazohet ne kallëzimin e personit anonim, Nesti Angoni, nje emer i perdorur per te fshehur identitetin e vertete te denoncuesit. Kallëzimi u dërgua me postë në BKH dhe u be shkak per te vene ne levizje SPAK.
Nisur nga kjo u regjistrua dosja në hetim por nuk ishte regjistruar emri i kryebashkiakut si person nën hetim.
Në dhjetor 2024 Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi para agjentëve të BKH-së si person që kishte në lidhje me veprën penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që kishte nisur dhe hetim pasuror. Edhe familjarët e tij janë marrë në pyetje si persona që kanë dijeni.
Më 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO kontrolle u kryen dhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku u sekuestruan dhe dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Ols Dado, në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.


