Kristiani nuk ndalon, sulmon sërish Arian Konomin: Dikur të shihja me admirim, tani…

“Lufta” mes Arjan Konomit dhe konkurrentit Kristianin, vazhdon edhe online. Kristi përmes një postimi në Instastory, Kristiani ka bërë një reagim. “Papallagosin që ngjarja të mos kthehet personale nuk ka ku shkon, se kolektive është jo që jo. Më vjen keq që në frone mediatike shqiptare ulen opinionista kasap që thjeshtë duan të bëjnë kurban rininë me potencial. Diktator i mendimit. E dini frikën më të madhe të Arjan Konomit? Mendoni kështu! Armiku më i madh i një libri është zjarri, uji dhe harresa. Frika më e madhë është që të harrohet.
Jo vetëm që do harrohesh por edhe nëse do të kujdohesh, do kujtohesh i dështuar. Çfarë dështimi për një opinionist dhe ish- këshilltar ministry me përgjegjësi politike. Republika nuk ndërtohet duke rrëzuar njerëzit pozitiv por duke i ndihmuar ata. Në moshën para adoleshente kur e ndiqja Big Brother e shikoja me admirim, qoftë dhe si një mentor të mundshëm por sa hipnotike që qenka media. Nuk e di fiks se çfarë mund të të ngacmoj kur më shikon. Mbase edhe të ngacmoj diçka që ti e urren në veten tënde apo thjesht një mllef apo antipasti për mua që të buron nga zilia.

Pavarësisht të gjithave unë për ty nuk kam zemër të inatosem, por vetëm të të ndihmoj. Dhe është gabim të të respektoj por nga mosha sepse dhe delirantët plaken”, ka shkruar ndër të tjera Kristiani drejtuar Arjanit.
Kujtojmë se Arjani dhe Kristiani debatuan si pasojë e asaj që përmendi Sara në takim me Erlindin, “çajin që tërbon djemtë”. Opinionisti Arjan Konomi akuzoi Kristianin se u jepte konkurrentëve drogë, ndërsa ky i fundit tha se është thjesht çaj.
“Manipulator, o zotëri është çaj matcha, mos hamendëso”, iu drejtua Kristiani.
“Ti sjell këtu lëndë narkotike aziatike. Më kanë thënë se këtu djemtë konsumojnë nga ai pluhuri që sjell Kristiani. Kristiani të rrisë performancën e tij në takime. Më kanë thënë gazetarët se e kanë përdorur dhe në takimet e tij dhe është shpërfytyruar. Kjo lëndë mund të jetë narkotike”, tha Arjani.


