Kurti bisedë telefonike edhe me Merkel: Dialogu me Serbinë fokusi

Kosovë&Rajon

Kurti bisedë telefonike edhe me Merkel: Dialogu me Serbinë fokusi

Në adresën e tij në tuitter, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka diskutuar me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel ku diskutuan rreth disa çështje të rëndësishme. Kurti ka treguar se çeshtja që kanë diskutuar ka qenë situata e pandemisë në Kosovë, lidhur me procesin e integrimit në BE dhe dialogun me Serbinë.

Kurti tha se kancelarja ka ofruar mbështetjen e Gjermanisë në luftën kundër korrupsionit dhe programit të reformave. Kurti është shprehur gjithashtu se kanë rënë dakord për një dialog të udhëhequr nga qeveria me Serbinë për të normalizuar më tej marrëdhëniet dhe për të hequr të gjitha pengesat jo-tarifore.

Biseda telefonike mes dy krerëve të shteteve ka ardhur pas letrës së urimit të Kancelares për detyrën e re të Kurtit si kryeministër i Kosovës.

ME TE LEXUARAT