“Kriset” raporti mes Romeos dhe Julit

Showbiz

“Kriset” raporti mes Romeos dhe Julit

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë munguar debatet e forta, ashtu siç ishte ai mes Julit dhe Romeos, që dukej se deri më tani ata kanë pasur një miqësi.

Sa i përket “përplasjeve” mes tyre, Romeo sot e cilësoi Julin si frikacak, i cili nuk i shkon deri në fund debateve, për shkak se nuk ka argument.

Nga ana tjetër, Juli kritikoi mentalitetin e Romeos, që sipas tij, i ndan njerëzit vetëm në dy kategori, ushtarë dhe miq.

“Juli është një personalitet i madh. Por këtu ka dalë nga vetja. Juli nuk ka argumenta. Nuk është i vërtetë, është frikacak, kur e nis një debat e lë në mes. Juli të ofendon, i flet mendja para gojës. Është banal, nuk i qëndron mendimeve të veta deri në fund. Në momentin që bëhet me nerva nuk përmbahet. Është frikacak, i devijon mendimet e tij. Ne ja dimë të gjithë përgjigjen atyre mendimeve. Shokët e vet ai po i nxjerr jashtë.”– tha Romeo.

“Ti nuk ke shokë o vëlla. Ky njerëzit i konsideron ose shokë, ose ushtarë. Nuk janë njerëzit kështu o Romeo” – tha Juli.

“Juli sapo lëshoi Gazin. E ka lëshuar nga vilajeti i vet, deri sa t’i bëjë gropën. Do lëshojë Ledjonën. Edhe Rozën së shpejti.”– tha Romeo

“E dëgjuat brigadieri ne shtëpisë, që i ndan njerëzit ushtarë dhe në shokë. Kurse mentaliteti im është që i ndan në personalitete, personazhe të ndryshme, me të cilët do përballesh siç e meriton secili”– tha Juli.

“Ju flisni pa emra. Më thuaj emra, kë kam unë ushtar? Prandaj them je frikacak sepse t’i nuk thua emra”- tha Romeo.

“Një ushtar është një person i nderuar, i respektuar, Romeo e përdor në konotacion negativ, duhet ta çojnë tek vendi dhe t’i tregojnë çfarë bëjnë ushtarët. Romeo duhet të kultivohet, të lexojë ca libra. Zotëria ëhstë i revoltuar sepse do territor në shtëpi. I meriton të gjitha argumentat që jap unë. E konsideroj si njeri në shtëpi. I jap argumenta për lojën që po bën në shtëpi, për debatet dhe çfarë ka bërë? Thotë Gazi etj etj.”– tha Juli.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion