“Lum” kritikash ndaj Elon Musk pas përjashtimit të gruas së Navalny nga rrjeti X

Bota

“Lum” kritikash ndaj Elon Musk pas përjashtimit të gruas

Shefi i rrjetit social X, Elon Musk është kritikuar sot nga përdoruesit pasi duket se kishte përjashtuar nga platforma sociale Yulia Navalnaya, duke bllokuar llogarinë e bashkëshortes së kryeopozitarit të vdekur rus Alexei Navalny.

Të premten zyrtarët e burgut rus ku mbahej kritiku i vjetër i Putin njoftuan se Navalny kishte vdekur nga e ashtuquajtura “vdekja e papritur”, por përfaqësuesit e Navalny thanë se ai është vrarë.

Bashkëshortja e tij në zi Yulia Navalnaya shpërndau një video-deklaratë në rrjetin e Musk, X ku pohonte hapur se Vladimir Putin “vrau burrin tim”. Rrjeti kishte bërë pezullimin e llogarisë për informacione të rreme dhe mungesë të provave ose burimeve për deklaratën se Putin ishte “autor i vrasjes”, por pas kritikave të gjera online, llogaria e saj është rikthyer aktive.

Ajo shtonte në dekalratë: “Ju kërkoj të shpërndani zemërimin për ata që guxuan të vrasin burrin tim. Ju flas me fjalët e Alexei, nuk është turp të bësh sado pak, turp është të mos bësh asgjë”.

Ndërsa sot (e martë, 20 shkurt) Yulia i kërkonte Kremlinit në llogarinë e saj “t’i rikthente trupin e Alexei për ta varrosur me dinjitet”. Ajo shtonte gjithashtu se “nuk merakosej për fjalët e zëdhënësit të shtypit të vrasësit”, pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov quante akuzat e saj të vrasjes “të pabaza” e “ofenduese”.

Përdoruesit e rrjetit X komentonin masivisht pas pezullimit të llogarisë së @yulia_navalnaya, duke kritikuar politikat e Musk. Një prej tyre tha: ” X ose Tëitter kanë ndaluar llogarinë e të vesë së Navalny!! Putin mbanka peng edhe Musk?

Një i dytë shkruante: “Rrjeti i Musk ndalon llogarinë e gruas së Alexey Navalny? Për kë skuadër lufton grupi i tij?Rusine?”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion