Komentoi luftën Izrael- Palestinë, Rihanna kritikohet nga fansat: Boll me…

Rihanna ashtu si shumë figura të njohura kanë komentuar luftën në Palestinë, mes popullit izraelit dhe vendasve. Ajo ka shkruar: “Po më thyhet zemra me dhunën që po shoh mes Izraelit dhe Palestinës.
Nuk e shoh dot! Fëmijë të pafajshëm izraelitë dhe palestinezë po fshihen në streha kundër bombave, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën vetëm në Gaza, 13 prej të cilëve ishin fëmijë të pafajshëm! Duhet të ketë një lloj zgjidhjeje! Po shohim se si njerëz të pafajshëm po bien pre e nocioneve të ekstremistëve dhe qeverisë dhe ky cikël duhet të thyhet!”
View this post on Instagram
Ndërkohë, ky reagim, neutral nga ana e këngëtares, ka sjellë shumë reagime. Shumë komentues shfaqen të zhgënjyer.
“Jo, nëse je pro humanizmit, duhet të jesh pro Palestinës.”
“Të famshmit që tregojnë se janë ‘neutralë’: Boll aktivizëm për sot!”
“Ndryshova mendje Rihanna, mund ta mbash albumin që do nxirrje.”, disa prej komentuesve.


