Kim Kardashian ‘lë nam’, 7 punonjësit e saj e çojnë në gjykatë: Nuk na ka paguar

Showbiz

Kim Kardashian ‘lë nam’, 7 punonjësit e saj e

Kim Kardashian do të përballen me gjykatën pasi shtatë ish-anëtarët e stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjen e rezidencë në Hidden Hills kanë ngritur një padi kundër saj. Ata e akuzojnë se nuk i ka dhënë pagat, i ka mbajtur jashtë orarit si dhe ka pasur sjellje të keqe.

Sipas procesit gjyqësor, i cili u ngrit të hënën në Los Angeles, 40-vjeçarja Kim iu ka mbajtur 10% të pagave për taksat , por sipas padisë, ajo nuk i ka dhënë këto shuma shtetit. Ata gjithashtu pretendojnë se ajo nuk i paguante ata jashtë orarit dhe nganjëherë i detyronte të punonin pa pushim.

Një ish-punonjës, pretendon se ishte i detyruar të punonte përtej 48 orëve të lejuara që vlejnë për një të mitur. Një tjetër pretendon se kur ai kërkoi të paguhej për kohën e tij të tepërt ai u pushua menjëherë nga puna.

‘Page Six’, shkruan se zëdhënësi i Kardashian argumenton se 40-vjeçarja nuk di ende asgjë për këtë padi që iu është bërë.

“Këta punonjës u punësuan dhe u paguan përmes një pale të tretë të punësuar nga Kim për të ofruar shërbime. Kim nuk është e përfshirë në marrëveshjen midis ndërmjetësit dhe punonjësve, kështu që ajo nuk është përgjegjëse për mënyrën se si ndërmjetësi menaxhon biznesin e tij … Kim nuk ka asnjë lidhje me të gjitha këto dhe këta punonjës kanë paditur për personin e gabuar ”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion