Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Itali, regjistrohen mijëra infektime gjatë 24 orëve

Bota

Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Itali, regjistrohen mijëra

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së pandemisë atje.

Referuar të dhënave zyrtare, raportohet se 166 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin, duke e çuar këtë numër në 125.501 që prej fillimit të pandemisë.

Rritja e viktimave është e dukshme, pasi një ditë më parë, u raportuan vetëm 110 fatalitete.

Nga ana tjetër janë rritur edhe numri i infektimeve. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.224 raste të reja, rreth 800 më shumë se një ditë më parë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion