Kiara debaton ashpër me Oltën pas përfundimit të Big Brother Vip: Çfarë ke me burrin tim…

Showbiz

Kiara debaton ashpër me Oltën pas përfundimit të Big Brother

Kiara ka debatuar ashpër me Oltën pas përfundimit të Big Brother Vip Albania mbrëmjen e djeshme.

Teksa po dilnin në oborr Kiara iu kthye aktores që debatet që ka me Luizin t’i përfundojë me të dhe të mos e përfshijë luftën e tyre.

“Çfarë ke me burrin tim, merru me burrin tim nëse ke këllqe. Po merresh me një person që nuk të ka bërë asgjë. E ke të gjithën me Luizin.

Por nuk ka gjë se bota është me rrota”, tha Kiara dhe më pas ftoi Luizin të bëjnë një foto në oborr.

Ditën e djeshme Olta çoi në nominim çiftin përballë Bledit pas hapjes së zarfit të kuq, nga loja ku u bë lidere për shkak se u shpall e preferuara e publikut.

Emri i saj në listën e personazheve të preferuar të publikut ka nxitur kontestime të shumta në rrjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion